Tomi Kallanxhi themeluesi i “Big Media Expert”, ka treguar se kush janë banorët më të preferuar për secilin qytet. Ajo që bie në sy është se vlonjatët duan më shumë Ilirin se Donaldit.
Renditja sipas ekspertit Tomi Kallanxhi: Ilirin e duan në Vlorë, Donaldin e duan në Lezhë, Arjolën në Shkodër, Beniada Nishani e duan në Shkodër.
Por, Donaldi është aktualisht personi më i klikuar në Google në Shqipëri. Tomi Kallanxhi, themeluesi i “Big Media Expert”, ka treguar për “ABC e Mëngjesit”, se ai ka lënë pas vetes edhe ish-kryeministrin, Sali Berisha, i cili renditet i dyti.
“Teorikisht njeriu më i kërkuar sot për sot është Donald Veshaj. Është edhe sipër Doktorit në këtë periudhë që jemi”, tha Kallanxhi. Pjesëmarrja në Big Brother Vip dhe historitë rozë me vajzat e njohura të ekranit duket se kanë ndikuar në kuriozitetin e mbarë audiencës.
“Njeriu më i kërkuar në Vlorë sot në Google është Sali Berisha, kurse Lulzim Basha sot është njeriu më i kërkuar në Fier. Kurse çuditërisht, Edi Rama është njeriu më i kërkuar në Gjirokastër. Sigurisht, që dy gjërat më të kërkuara në Gjirokastër është Edi Rama dhe bitcoin”, tha Kallanxhi ndër të tjera.
Nderkohe, gazetari i njohur Enkel Demi ditën e sotme kishte të ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit” drejtorin e Teatrit Kombëtar, Hervin Çulin. Në nisje të bisedës, me plot humor, Enkel Demi e pyeti se ku e gjeti kohën për një shfaqje të tillë, kur të gjithë janë të fokusuar te aktori Donald Veshaj dhe eksperienca në “Big Brother”.
Hervin Çuli: Donaldi kush është? Sinqerisht, nuk e di . Hervin Çuli: Aktor i Teatrit Kombëtar, Donald Shehu? Kush është se më ngeli fiksim? Sibora Bitri: Është aktor, por për momentin është pjesëmarrës në “Big Brother VIP”. Hervin Çuli: Nuk e njoh.