Kristi Saka është 12-vjeçari i cili që prej vitit 2018 vuan nga tum ori, ndërsa prej dy muajsh ndodhet i shtruar në QSUT.
Pas disa operac ionesh, vogëlushi duhet të shkojë jashtë vendit për t’u op eruar sërish në mënyrë që të jetojë.
Së fundmi me lot në sy nëna e Kristit u ka bërë thirrje gjith shqiptarëve të vendosin dorën në zemër dhe të ndihmojnë djalin e saj, pasi trajtimi kushton shumë.
“Ka tre vjet në janar që endemi nëpër spitale, ndërsa këtu ka një muaj e gjysmë. Në nëntor të 2018 kishte dhimbje koke dhe qafe. Ne nuk e kuptonim se kujtonim se kishte ndonjë viroz. Më dukeshin dy figura thoshte kur shikonte. E çuam për vizitë, na thanë që nga sytë është mirë por ka dicka tjetër. E sollëm në Tiranë në janar dhe bëri operacionin e parë. Ne jemi nga fshatrat e Durrësit”, tha mamaja e 12-vjeçarit.
Edhe vogëlushi ka të njëjtën lutje për ndihmë, që dhe ai të shkojë në shkollë si gjithë moshatarët e tij. “Më ka marr malli për të shkuar në shkollë. Për babin për vëllain për të gjithë. Më pelqen Bes Kallaku. Më bën të qesh me të gjitha videot, e shikoj te ‘Kosherja, në Facebook, Instagram.
I them shqiptarëve,vetëm të më ndihmojnë të ngjallem dhe unë, të shkoj në shkollë si të gjithë shokët e mi në shkollë”, tha Kristi.
Të gjithë ata që duan t’i vijnë në ndihmë Kristit dhe familjes së tij, mund të kontribojnë në: Të dhënat bankare: Florda Kujtim Saka, numër llogarie 0001649799.