Rozë

Mikela i kthehet keq Erjonit: Kush je ti që me jep urdhëra, as ai që më ka pjellë nuk më flet kështu

Ndryshe nga herët e tjera, Mikela dhe Erjoni kanë pasur përplasje të ashpra me njëri-tjetrin në takim, ku nuk kanë munguar tonet e larta të zërit.

Të dy duket se nuk përmbanin dot nervat.

Pjesë nga debati

Mikela: Mua mos ma ngri zërin.

Erjoni: Hera e parë që më çohesh mua kështu.

Mikela: Të më drejtosh dorën e të më ngresh zërin. Çohem sa herë të dua, na tregon burrninë ti.

Erjoni: Do të dalësh mirë para kamerave.

Mikela: Jo fare. Ja kjo është Mikela që shpërthen.

Erjoni: Po shpërthe sa të duash.

Mikela: E lëmë takimin këtu po do.

Erjoni: E lëmë si të duash. Mëso të sillesh se nuk je këtu me Brunon.

Mikela: Kush je ti që më jep urdhra? As ai që më ka pjellë nuk më thotë kështu. Kur afrohem me të puth shkrihesh fare.

MË TË LEXUARAT

To Top