Pajtimi është zyrtarisht i eleminuari i mbrëmjes sotme. Publiku vendosi që djemtë të linin shtëpinë e ‘’BBV’’ ndërsa nëpërmjet një televitimi të dytë vendosën për rikthimin në lojë të Arbrit.
Sigurisht që një pikëpyetje e madhe pas këtij eleminimi do të lindë për vazhdimësinë e marrëdhënies së PM dhe Sarës.
I pyetur lidhur me këtë Pajtimi deklaroi se disa herë e ka diskutuar me Sarën këtë çështje dhe sigurisht që do të presë përmbylljen e eksperiencës së saj për t’i vazhduar gjërat aty ku kanë mbëtur.
‘’Sigurisht që do të vazhdojmë. Ne kemi folur disa herë për këtë gjë brenda shtëpisë. Tek e fundit tani që takova edhe babanë e saj normalisht që do e pres’’,- tha ai me humor.