Donaldi dhe Iliri këtë javë kanë pasur një rol të rëndësishëm, të dy do të shpëtonin banorët e grupit kundërshtar. Dy të fundit do të shkonin në nominim.
Ishte Arjola, Dagz-i dhe Antonela ishin tre të fundit. Donaldit i duhej të shpëtonte njërin nga të tre. Ai shpëtoi Arjolën kështu duke çuar në nominim Antonelën dhe Dagz-in.SHIKO VIDEON KETU
Iliri, Arjola dhe Monika kanë diskutuar rreth kësaj. Sipas Arjolës, Donaldi për të shpëtuar Dagz-in e shpëtoj atë sepse e dinte se ajo është e fortë dhe do e eliminonte Dagz-in. Ndërkohë sipas saj Antonela dhe Dagz-i janë mesatarisht në të njëjtën pikë.
Kujtojmë se dy të nominuarit do të votohen për më të preferuarin dhe nuk do të eleminohet asnjëri por ata nuk e dinë.
Gjithashtu, një debat i fortë është zhvilluar ditën e djeshme mes Arjolës dhe Einxhelit. Gjithçka ka nisur pas një diskutimi mes Einxhelit dhe Monikës, por ku është përfshirë edhe Ariola.
Ka qenë Einxhel ajo që i ka thënë Ariolës që të mos ndërhyjë kur flet me persona të tjerë, por aktorja i është kundërpërgjigjur se nuk e ndalon njeri të flasë. Më pas debati ka agravuar. Arjola i ka thënë Einxhelit: “Më të shpifur se ti nuk kam parë asnjë femër në këtë shtëpi. Unë sillem si e rritur. Unë jam shumë në rregull”.