Leximi

(Video) Ka thyer rekordin botëror, njihuni me djalin me gojën më të madhe në botë

Një adoleshent nga Minesota ka fituar për herë të dytë rekordin botëror Guinness, pasi që ai ka arritur të hap gojën 10 centimetra.

Në fillim, Isaac Johnson e fitoi rekordin në vitin 2019, kur hapja e gojës së 14-vjeçarit ishte 9.32 centimetra, por ai e humbi rekordin nga një adoleshente nga Pensilvania, vetëm disa muaj më vonë.

Johnson tani ka rimarrë rekordin, pasi hapja e gojës së tij u mat plot 10 centimetra.

“Unë mendoj se thjesht u rrit me kalimin e kohës teksa unë u rrita. Ndoshta duke e bërë atë, duke e hapur gojën, e shtrin atë. Ndoshta edhe kjo ndihmoi”, u shpreh Johnson.

MË TË LEXUARAT

To Top