Dj PM dhe Ditea Berisha, motra e Sarah Berishës, konkurrente e Big Brother Vip, janë ftuar në “Fan Club” në “Top Channel”, këtë të dielë.
Ata kanë zbuluar se janë takuar një ditë më parë në Tiranë, ndërsa kanë biseduar për marrëdhënien mes Pajtimit dhe Saraës, çiftit më të përfolur. Gjatë emisionit është bërë e dukshme që ka një marrëdhënie të mirë mes Diteas edhe Dj PM, pasuar nga takimi i babait të vajzave me të gjatë spektaklit të së premtes.
Dj PM dhe Sarah Berisha janë një ndër çiftet e krijuar në Big Brother Vip, ndërsa nuk dihet se si do të shkojë jashtë shtëpisë, me daljen e djalit, edhe pse të dy shprehen optimist për planet e së ardhmes.
Ndër të tjera, rikujtojmë që Pajtimi, mbrëmjen e të premtes ka krijuar një situatë emocionuese ndërkohë që ka takuar babain e Sarës. Ai tha se Pajtimi i ka qëndruar pranë gjithnjë të bijës kurse Dagz ka qenë për Sarën një vëlla i vogël.