Si rrjedhojë e nominimit, Dj PM dhe Dj Dagz u larguan nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania” si më pak të preferuarit e publikut.
Megjithatë, “Vëllai i Madh” planifikoi që të rihapte një televotim, ku më i preferuari midis dy DJ-ve do të rikthehej në shtëpinë më të famshme në Shqipëri si një konkurrent i vetëm.
Edhe pse dy miqtë hezituan herë pas here për të mos u ndarë nga njeri-tjetri, publiku e riktheu DJ Dagz në garë. Mëngjesin e sotëm, gjatë një bisede me Arjolën, Arbri ka diskutuar lidhur me planin e paramenduar me Pajtimin dhe se duhet të lejë shtëpinë.
“Ne e kemi pas një muhabet non-stop që kur të dalim prej ktu, do dalim të dy bashkë dhe do na presin gjërat të dy jashtë. Ne hymë e si PM and Dagz dhe karrierën jashtë duam ta vazhdojmë si PM and Dagz.”
“Unë mendoj që ti duhet të rrish”,-i thotë Arjola. “Unë me PM e kemi diskutuar që nëse dalim do të dalim të dy edhe na presin gjëra jashtë sëbashku”,-tha Dagz.
“Nëse ti del ke për të thënë pastaj pse unë nuk qëndrova dhe pak se tek e fundit kjo është një lojë”,-tha Arjola.
Ndërkohë, largimi i DJ PM është përjetuar plot emocion nga banorët, kryesisht Sarah, me të cilën kishte krijoi një lidhje romantike.