Rozë

”Kështu jam unë, nuk ndryshoj dot”/ Beatrix kërkon largimin nga shtëpia, Donaldi: Hajde shtrihemi bashkë se do ta gjejmë

Beatrix nuk po kalon periudhë të mirë dhe të qetë në “Big Brother” dhe dje kërkoi papritur të dalë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Prekje dhe ledhatime! Donaldi dhe Beatrix nuk ndahen, bëjnë dush bashkë –  Dosja AL

Teksa ishte duke biseduar në oborrin e shtëpisë me Antonelën dhe Donaldin ajo u ka thënë se dëshiron të largohet. E pyetur se nga erdhi ky mendim ajo u përgjigj se nuk ndihet mirë.

Pas këtij vendimi, Donaldi ka kërkuar të mësojë arsyen. Mbrëmë teksa qëndronte e ulur jashtë pranë pishinës, Donaldi ka shkuar që ta qetësojë. Kur ai e pyet se çfarë ka, këngëtarja shprehet se nuk e di thjesht e “ka humbur”.

“Më duket se nuk ndryshoj dot gjë. se të them bëj këtë, jo, bëj atë, jo. Pse nuk mundohesh të lirohesh njëherë”, tha aktori, por duket se Trixa i qëndroi vendimit të saj.

Pjesë nga biseda:

Donald: Akoma kështu je? Po çfarë ke, çfarë të mundon?

Beatrix: Thjesht e kam humb, asgjë

Donald: Hajde ikim e flemë gjumë bashkë
Beatrix: Nuk dua të fle

Donald: Hajde të mundohemi të shtrihemi

Beatrix: Po ik ti

Donald: Jo, si të iku unë të fle e të lë ty këtu. Qetësohu, çdo gjë është ok

Beatrix: Mos u ndje keq të lutem

Donaldi: Po se më duket se nuk ndryshoj dot gjë. se të them bëj këtë, jo, bëj atë, jo. Pse nuk mundohesh të lirohesh njëherë.

Beatrix: Si?

Donaldi: Nuk e di, e gjejmë bashkë.

MË TË LEXUARAT

To Top