Rozë

Në mes të shkretëtirës/ Këngëtari i njohur shqiptar i propozon të dashurës për martesë

Reperi i njohur shqiptar, Dardani, i cili jeton prej vitesh në Gjermani, duket se do ta mbyllë vitin 2021 në mënyrë më të ëmbël. Teksa ndodhet me pushime në Dubai, ai ka marrë vëmendje e të gjihthve pasi ai i ka propozuar për martesë parteres së tij.

Lajmin e bukur e ka dhënë vetë reperi përmes një postim në rrjete sociale. Çifti shfaqen në shkretëtirë teksa Hava, e dashura e Dardanit, tregon unazën dhe mban në duar një buqetë me lule.

“Unë thashë PO”, ka shkruar ajo në postim. Urimet kanë qenë të shumta nga miqtë e fansat e tyre.

Dardani dhe Hava prej shumë vitesh shijojnë një romancë dashurie, madje jetojnë bashkë. Ata janë jo vetëm partnerë në jetë, por edhe në profesionin e tyre – muzikë.

Duket se kishte ardhur momenti që ata ta çonin marrëdhënien e tyre në një nivel tjetër. Ku i dihet në 2022 mund të kemi edhe ndonjë dasmë.

Dardan (rapper) - Wikipedia

MË TË LEXUARAT

To Top