Rozë

Thyhen rregullat/ Sarah i shkrua Pajtimit pasi doli: Do më mungojnë puthjet e tua me pështymë

DJ PM dhe Sarah Berisha janë çifti më i komentuar i momentit, si rrjedhojë e historisë së tyre brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”.

Në emisionin e së premtes, DJ PM është larguar nga gara, si më pak i preferuari i publikut midis tij dhe mikut apo kolegut të tij Dj Dagz. Me largimin e Pajtimit, ka patur reagime prekëse dhe përlotje nga partnerja e tij Sarah Berisha.

Megjithatë, duket se në prag të largimit të tij, blogerja i ka lënë një dedikim emocionues. Nëpërmjet një story në llogarinë e tij në “Instagram”, Dj PM ka publikuar një letër, ku ka etiketuar llogarinë e Sarës.

Në letër shkruhen disa fjali që Sarah duket se ka dashur që Pajtimi t’i ketë gjithnjë me vete. Ajo shprehet falenderuese ndaj të gjitha kujtimeve që dyshja ka patur dhe thotë se do t’i mungojë shumë.

“PM të kam zemër! Do më mungojnë puthjet e tua me pështymë. Faleminderit për gjithçka që më dhurove këtu brenda.” –ka shkruar ajo.

MË TË LEXUARAT

To Top