Rozë

E mbani mend Klajdi Musabelliun/ Do mbeteni pa fjalë kur të lexoni se me çfarë merret ai sot

Klajdi Musabelliu është këngëtari dhe autori i shumë këngëve që i kanë rrëmbyer zemrën publikut. I ftuar ditën e sotme në studion e “Jeto me Orën” Klajdi foli jo vetëm për karrierën e gjatë por edhe për jetën e tij private si dhe për projektet e së ardhmes. Klajdi tregoi se si ende jeton për këngën gazetarin si dhe për aktorin dublant.

“Unë nuk mund të heq dorë nga gjërat e mija jetojë mes dy botësh edhe këtu edhe në Itali, këtu kam muzikën aktrimin dhe gazetarinë si dhe në anën tjetër turizmin, një dashuri tjetër e imja” u shpreh Klajdi. Ai tregoi edhe për fillimet e para dhe sesi ka nisur pasioni i tij për këngën që e çoj përpara këtë pasion.

“Unë nuk dua të luaj role, pasioni im për muzikën ka lindur në banjo, aty kam kënduar për herë të parë. Kështu që për shumë fëmijë aty ka lindur këtë pasioni. Dhe në gjimnaz kam pasur ngacmimet e para me Juljana Pashën e cila ka qen një shtysë e madhe për mua ku kemi kënduar këngët e tona të para. Dhe shoqëria më shtyu drejt “Etheve” dhe kështu nisi e gjitha. Por falenderimi më i madh shkon për publikun që smë lënë të vdes profesioni” u shpreh Klajdi.

Puthja e parë është kënga që më dha sukses tregoi Klajdi. “Kjo këngë u mirë prit shumë mirë dhe ngeli ajo këngë që më personifikon. Puthja e parë është pasaporta ime pas “Etheve”. Sa për këngët e tjera nuk i ndaj dot nga njëra tjetra” u shpreh Klajdi Musabelliu.

I pyetur se sa e vështirë ka qenë për të, të jetë artist në vendin tonë, ai tregoi se për të s’ka qenë e vështirë pasi ai gjërat I bën me shpirt. Ndërsa sa për jetën mes Shqipërisë dhe Italisë ai tregoi se për të ka qenë një sfidë.

“Unë nuk kam dashur kurrë të largohem nga vendi im por motrat kanë qenë shtysë se çfarë bën aty hajde këtej. Por atje kam edhe një punë shumë të bukur pasi punoj në ishull dhe merrem me turistët. Kam kuptuar që çdo gjë që bëjë e bëjë me zemër i dua shumë dhe nuk mund të ndaj asnjë nga profesionet e mija. Jam i apasionuar pas çdo gjëje që bëjë” u shpreh Klajdi.

Ndërsa për dublimet ai tregoi sesi nisi gjithçka. “Ilir Mehmeti më thirri para disa viteve për të kënduar për një film vizatimor. Dhe pasi mbaruam interpretimin ai më sugjeroj ta provoja dhe rashë në dashuri. Kaq e thjesht” u shpreh këngëtari. Ai foli edhe për dy projektet e tij më të fundit që ka publikuar.

“Unë kam filluar shkruaj në përgjithësi kur rri në lokal dhe frymëzohem nga njerëzit nga vajzat nga historit e njerëzve dhe i transmetoj në këngë. Sa për këngën “Lucky” ky emër është thjesht emir i një qeni që e dua shumë. Dhe ai kur kam bërë tekstin nuk më ka lënë rehat ta shkruaj tekstin dhe vendosa ta bëjë pjesë të këngës” u shpreh Klajdi.

Sa për frymëzimin ai tregoi se i vjen shumë natyrshëm. “Më mjafton vetëm diçka që të më ngacmoj pak dhe aq dua” u shpreh ai. Ndërsa në lidhje me jetën e tij private tregoi se ende nuk ka diçka konkrete.

Klajdi Musabelliu music, videos, stats, and photos | Last.fm

MË TË LEXUARAT

To Top