Antonela vazhdon të krijojë diskutime lidhur me famën. Pasditen e sotme, ajo ka folur me Sarën, duke u shprehur se paguhet më shumë se bloggeret për një reklamë në Instagram.
“Unë para pesë vitesh jam munduar të bëhem blogger-e edhe nuk ja kam arritur por më ka ardhur mundësia të hyj në një emision që më ka dhënë shumë famë. Unë paguhem më shumë se blogger-at për një publicitet apo për një reklamë në Instagram”, tha Antonela.
“Po ti nuk je blogger-e, si ty ka edhe të tjera që paguhen shumë”, ia ktheu Sarah. Kujtojme se mbrëmjen e djeshme në spektaklin ‘Big Brother VIP’ u zhvillua një debat i ashpër mes Ilirit dhe Antonelës. Shkak për këtë është bërë deklarata e Ilirit që Sara, Antonela dhe Einxhel janë banorë kot brenda shtëpisë së Big Brother VIP.
Iliri tha se ky është mendimi i tij, ndërsa Antonela i tha se është krenare që ka dalë nga një reality show dhe shtoi se Iliri vetëm nga “Amici” njihet.
Iliri: Nuk kanë çfarë bëjnë dhe kthehen te e njëjta temë. Gjithsesi unë kam thënë mendimin tim, që këtu prisja njerëz artistë, që unë mund të mësoja diçka nga ata. Këtu nuk mësoj asgjë tjetër përveç llafeve. Antonela: Nëse nuk të pëlqejmë mund të dalësh. Ti i kërkove falje vetëm Sarës jo mua dhe Einxhel.
Iliri: Jo unë do rri edhe shumë gjatë. Ty të thashë je deri diku kot se “Për’puthen” për 10 muaj të ka sjellë këtu. Antonela: Si ty “Amici”. Iliri: Nuk është e vërtetë. Antonela: Vetëm si Iliri i “Amici” njihesh. E dimë shumë mirë.