Dj Pm është banori i fundit që është larguar nga shtëpia e Big Brother Albania VIP. Pas daljes së tij Pm-i ka zhvilluar takime me shumicën e njerzve të afërm të tij.
Pm-i është takuar edhe me ish banorët e tjerë. Ai gjatë spektaklit të mbrëmshëm ka sqaruar se Donaldi është njëri ndër personat më të afërt të tij brenda shtëpisë dhe se atë e kishte mik të vërtetë.
Pas kësaj Pm-i ka bërë edhe një takim tjetër jashtë. Kësaj radhe ai është takuar me vëllain binjak të Donaldit, Romeon. Pikërisht Romeo ka postuar një video ku shihet me Pm-in duke kënduar këngën e Yllit dhe dy Dj-ëve kosovarë.
Pm-i ka qenë njëri ndër banorët më të preferuar dhe dalja e tij bëri shumë bujë ku edhe fytyra publike reaguan, si Dafina Zeqiri etj.
Kujtojmë se DJ Pm dhe Donaldi kanë pasur një marrëdhënie shumë të ngushtë në shtëpinë e BBV dhe mesa duket kjo shoqëri do të vazhdojë edhe jashtë saj.
Takimi i sotëm mes Romeos dhe DJ Pm është në një farë forme edhe një ‘përshëndetje’ për Donaldin, i cili u mërzit shumë në momentin kur DJ Pm dhe Dj Dagz u larguan nga shtëpia, por ky i fundit u rikthye sërish.