Në Shqipëri është konfirmuar zyrtarisht prania e variantit Omicron të koronavirusit,, pavarësisht se mbizotëron varianti Delta I Covid-19. Lajmin e dha Dr. Eugena Tomini nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, që ka para mediave për të raportuar për situatën. Dy raste të para janë konfirmuar zyrtarisht.
“Vlen të theksojmë se duke qenë se kemi mbizotërim të Omicron, – tha Tomini, – mbeten për t’u respektuar masat si gjithnjë, maska, higjiena, por edhe minimizimi i grumbullimeve dhe të kombinohen me marrjen e vaksinës.”
Lidhur me vaksinimin foli Dr. Silva Bino e cila njoftoi se ka një rritje të përqindjes së vaksinimit në dozat e para, të dyta dhe të treta në dy javët e fundit, që ka sjellë dhe rritje të mbulesës me vaksina në vend që po arrin në 40% në popullatën e përgjithshme. Në vend kryeson vaksina Pfizer mbi atë Coronava dhe natyrisisht AstraZeneka.