Rozë

Beniada zgjodhi të shkonte në ishullin e pasanikëve me gjithë familjen/ Banorët e tjerë dènohen të flenë jashtë

Spektakli i së martës në Big Brother VIP ka qenë i mbushur me befasi. Në fund të spektaklit, modelja Beniada Nishani, është detyruar që në kutinë e pandorës të zgjedhë një sruprizë, e cila në anën tjetër do të afektonte banorët e tjerë të shtëpisë.

Ajo zgjodhi që ta marrë me vete surprizën, e cila ishte një pushim luksoz në Dubai dhe Maldive për të dhe familjarët e saj. Në këmbim të zgjedhjes, banorët e tjerë është dashur që të flenë në oborr, ku temperaturat kanë qenë deri në minus dy gradë celcius.

Banorët të veshur me rroba të trasha, janë mbuluar me disa batanije për të mos e ndjerë të ftohtin, ani spse ka qenë pothuajse e pamundur.

Donaldi, Antonela, Beatrix dhe Meridiani kanë fjetur së bashku, gjersa e shpëtuar nga Beniada për ta kaluar mbrëmjen brenda shtëpisë së BBV ka qenë mikesha e saj, Einexhel.

Nderkohe, pak minuta me pare në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ka hyrë një zarf i bardhë, të cilin e lexoi Beniada. Në të shkruhej se sfida është realizuar me sukses dhe që tani do kthehen brenda.

“Banorë, Vëllai i Madh ju njofton që sfidën e keni kaluar me sukses, që nga ky moment ka përfunduar sfida”, shkruhej në letrën që ndodhej në zarf. E sigurisht që ky lajm u prit mjaft mirë nga banorët.

MË TË LEXUARAT

To Top