Pasditen e sotme një pjesë e banorëve të “Big Brother VIP” kanë diskutuar me njëri-tjetrin rreth temave të ndryshme, pak pikante dhe të nxehta. Teksa diskutonin një deklaratë e bërë nga Dj Dagz ka marrë vëmendjen e mediave sociale.
Arbri ka thënë se nuk do të dilte me një femër që pozon n udo, ndërkohë që përballë tij gjendej Beniada e cila ka bërë disa sete fotografike nu do.
“Unë i thash edhe Einxhel nëse e ke bërë një herë s’ka problem por nëse ti je një tip që pozon n udo mua nuk më pëlqen.Kurrë në jetë nuk do të dilja me një femër që pozon nu do”,-tha Arbri.
Beniada nuk ka reaguar teksa nuk dihet nëse ky ishte një thumb për të. Modelja dhe Dagz nuk kanë debatuar asnjëherë bashkë dhe deri tani kanë patur një raport të mirë.
Paraditen e sotme, teksa fliste me këngëtaren Beatrix Ramosaj, Dagz ka treguar me detaje gjithë ngjarjen, duke marrë pas reagime të shumta nga banorët.
“I pata folur, i thosha se dashuria për jetën është ajo që të çon nga koma. I thosha çohu dil e takohemi. Ai është çuar nga koma më 6 korrik. Pasha shpirtin e motrës. U çua dhe ma uroi ditëlindjen,”-u shpreh ai.