Rozë

Beatrix Ramosaj l*pin Donaldin/ Shqiptarët e degjenerojnë: Na i shpife ti!

Beatrix Ramosaj po e jeton romancën dhe lidhjen e parë publike, plotësisht në sytë e publikut. Të gjithë tashmë dinë për ndjenjat e saj karshi aktorit të humorit Donald Veshaj, që po llogaritet të jetë konkurrenti më i fortë i këtij edicioni të “Big Brother VIP”.

Beatrix prej javësh ka nisur një marrëdhënie me Donaldin, për të cilin ka thënë se ka ndjenja të forta dhe se po e shijon këtë kohë në krahët e tij, shkruan “Kosovarja”.

Në këtë foto shihet Beatrix me gjuhën jashtë të vënë saktë në mjekrren e të dashurit të saj, Donaldit. Por, kjo gjë nuk i ka pëlqyer shumë të gjithëve. Ka dhe nga ata që komentojnë në faqen zyrtare të ‘BBV’ gjëra të tipit: “na e shpife”, “na bëre për të vjellë” etj.

Nderkohe, banorët i janë nënshtruar një lojë shumë interesante për fundvit. Të gjithë kemi dëgjuar për “Babagjyshin sekret” , lojë e cila i bën festat akoma edhe më interesante.

Banorët do të duhet të shkruajnë emrat e tyre dhe nëpërmjet një zgjedhjeje rastësore do të tërheqin njërën letër. Emri që do të përzgjedhin do të jetë banori të cilit ata do t’i përgatisin një dhuratë.

Dhurata do duhet të jetë sa më kreative por brenda një buxheti shumë modest. Teksa duhet të mbajnë sekret emrin e partnerit të lojës, banorët kanë nisur menjëherë nga aludimet.

MË TË LEXUARAT

To Top