Nata e mbrëmshme ka qenë shumë e zjar rtë në shtëpinë e ‘BBV’ me tema dhe diskutime të forta. Debatin e nisi Arjola.
Ajo e pyeti se pse nuk i ka treguar Kledit se e pëlqente Beatrixën sa ka qenë ai në shtëpi, madje Kledi kishte dal edhe në darkë romantike me Beatrixën të mundësuar nga “Vëllai i Madh”.
Ndërkohë, Donaldi u arsyetua duke thënë se në atë kohë ka qenë i turbullt dhe nuk ka dashur të nis asgjë me Beatrixën brenda shtëpisë.
Tutje, Big Mama e pyeti se pse e bëri, Donaldi u shpreh se nuk kishte mundësi t’i shmangej.Theksojmë se, gjatë diskutimit Donaldi nuk e përmendi Bora Zemanin duke mos cituar asgjë që ka të bëjë me të, vetëm se tha se ka qenë i turbullt.
Nderkohe, Donaldi dhe Iliri gjithashtu kanë diskutuar rreth një çështje ndodhur muaj më parë. Veprimi i Semit ndaj Ilirit duke i drejtuar dy gishtat e mesit kishte shkaktuar debat mes banorëve.
Iliri kishte thënë se edhe vajza e tij po të bënte atë veprim do e kritikonte, madje ashpër. Ndërkohë, sot produksioni e ka transmetuar në dhomën e ndejës te banorët storien e kësaj ngjarje dhe kështu Iliri dhe Donaldi kanë eskaluar në debat.