Pas diskutimeve të ditës së djeshme ka agravuar edhe më shumë marrëdhënia mes dy konkurrebteve të ‘Big Brother Vip’. Beniada dhe Monika kanë ngritur tonet e zërit mes njëra-tjetrës.
Në momentin kur të gjithë banorët kanë komentuar ngjarjet më të bujshme në shtëpi, Beniada i ka kërkuar Monikës të mos imitojë askënd.
Të dyja kanë ngritur zërin, teksa Monika e ka pyetur se çfarë ka qenë duke bërë dhe i ka thënë kujdes gjithë kohës. “Turp të kesh”, i është drejtuar pak më vonë Beniada e nervozuar Monikës. Banorët e tjerë nuk kanë ndërhyrë gjatë diskutimit. SHIKO VIDEON
Mbrëmjen e djeshëm banorët e ‘Big Brother VIP’ diskutuan edhe për marrëdhënien e Kledit me Beatrixin. Kjo e fundit është shprehur se nuk i ka shprehur atij asnjë pëlqim, ndërsa Arjola ka ndërhyrë duke thënë se Kledi e donte njësoj.
“Kledit në asnjë moment nuk i kam dhënë asnjë lloj shenje, kam qenë shumë e pastër me veten time”, tha Beatrix. “Unë s’kisha si t’i thoja Kledit mos e pëlqe”, tha Donaldi.