Rozë

Pse e puthi Bora Zemanin dhe më pas u lidh me Beatrixin? Donaldi i tregon njëherë e mirë të gjitha

Mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e ‘Big Brother VIP’ mbërriti një zarf i bardhë, në të cilin ishin shkruar temat për të cilat do të bisedonin. Banorët do të komentonin debatet që janë bërë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri si dhe momentet më pikante.

Martohen” Donaldi dhe Beatrix, momenti kur shkëmbejnë puthjen e parë -  Gazeta Express

E sigurisht që nuk kishte se si të lihej pa u diskutuar puthja që Donaldi i dha Borës, kur ajo hyri për të takuar shoqen e saj Semin, si dhe pse i dërgoi një dhuratë për të kujtuar 3 vjetorin e lidhjes së tyre.

Gjatë diskutimeve, nga banorët ka ndërhyrë edhe Beatrix e cila është shprehur se i ka pyetur të gjithë një për një për Donaldin dhe të gjithë kanë qenë të qartë se ai ishte “single”.

Beatrix: I kam pyetur të gjithë një nga një se si mendojnë dhe të gjithë kanë qenë të qartë se ishte single. Donald: Ajo është personale, unë me veten time jam i qartë.

I di gjërat e mia dhe nuk bëhem pishman për asgjë. Këto i di vetëm unë dhe ndoshta shumë pak njerëz jashtë dhe me veten time jam i qetë.

Iliri: Nuk kishe pse të ishe i turbulluar. Donald: Me veten time, jo me mënyrën e bërjes së gjërave. Ndjenjat e mia për çështjet e mia personale. Unë siç i bëj gjërat, i bëj siç i dua.

Për mesazhet e tjera është përgjegjësia ime. E kam thënë para 3 javësh që jam single dhe duhet videomesazhi. Nuk kam marrë videomesazh e asgjë.

Donaldi dhe Beatrix nuk i shmangen më njeri-tjetrit! Flenë bashkë dhe  puthen vazhdimisht - Top Channel

MË TË LEXUARAT

To Top