Rozë

”Kur je e sëmurë pse u fute këtu”/ Detajet, Antonela dhe Big Mama kapen keq: S’ta mban b*tha me mua!

Debatet me tone të forta nuk mungojnë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Mbrëmë ka ndodhur një sherr i ashpër mes Antonelës dhe Big Mamës, pasi ish-konkurrentja e “Për’puthen” është ankuar se nuk mund të hajë asgjë në shtëpi, pasi është intolerante ndaj laktozës e nuk mund të konsumojë produkte qumështi.

Ndërkohë këngëtarja e njohur ka ndërhyrë duke i thënë se çfarë të hanë të gjithë, duhet të hajë dhe ajo. E kjo nuk i ka pëlqyer aspak Antonelës, e cila i ka kërkuar llogari. Vajzat janë përplasur ashpër me njëra-tjetrën.

Antonela: Big Mama pse ndërhyn gjithmonë në fjalët e mia, a mund ta di? Big Mama: E ke gabim. Mendimi jot. Antonela: Kush je ti që më thua mua e ke gabim?

Big Mama: Unë jam Big Mama edhe ta them. Antonela: Edhe unë jam Antonela kam të drejtë atëherë. Big Mama: Ty nuk të pyt askush. Antonela: Kaq po të them, është hera e fundit që ndërhyn në fjalët e mia

Big Mama: E ti që ndërhyn kudo. Antonela: Unë përzihem ku të dua unë e ti s’je askushi të më thuash. Big Mama: Ti mundesh, unë nuk mundem ë? Anonela: Ore ti po më përzihesh mua, jo unë ty. A kupton? Big Mama: Ti përzihesh në muhabetet e të gjithëve

Antonela: Mos ndërhy më, kaq po të them. Big Mama: Po ndërhyj, hajt ndalëm. Antonela: Në punët tua nuk kam ndërhyrë kurrë. Big Mama: Po nuk mundesh se nuk ta mban b***a. Antonela: Nuk më interesojnë, nuk jam e interesuar fare për ty. Ti që je e interesuar ndërhyn

Big Mama: U kalla pas teje. Ec bre! Antonela: U kalle, prandaj nuk të pushon goja një minutë Antonela, Antonela. Mua më jep bezdi kjo që bën ti ndaj meje, nëse ty të jep bezdi kur e bëj unë, më thuaj

Big Mama: Ti e tregon veten sa e ulët je. Antonela: Ma tregon ti ultësinë. Big Mama: “Unë s’mund të ha, laktoza, maktoza”. Antonela: Po, sepse jam e sëmurë për një gjë

Big Mama: Kur je e sëmurë pse ke hyrë këtu? Këtu mundesh të jesh edhe pa buxhet edhe pa bukë. Antonela: Pse ke hyrë ti këtu pra kur unë jam këtu e të jap bezdi? Big Mama: Kam hyrë për qejf timin, jo për ty

Antonela: Edhe unë për kokrrën e qejfit tim kam hyrë edhe po kënaqem. Big Mama: Nuk ka lidhje unë dhe ti, çfarë të hamë të gjithë do hash dhe ti.

Tregon veten sesa e ulët je”, Antonela dhe Big Mama shpërthejnë në ofendime  - GIJOTINA

MË TË LEXUARAT

To Top