Rozë

E ka marrë malli shumë për familjen/ Ilir Shaqiri gjen mënyrën e veçantë për t’i uruar

Balerini i njohur, Ilir Shaqiri, që në fillim të transmetimit të “Big Brother VIP” ndodhet brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Pavarësisht se shumë herë ka dalë në nominim, ai është shpëtuar u pari. Gjithashtu herë pas here është publiku e ka zgjedhur si të preferuarin e tyre.

E teksa ditët kalojnë, ai gjithnjë e më shumë ndjen mungesën e bashkëshortes dhe vajzës së tij. E sot duke qenë edhe ditë feste, duket se ai e ndjen akoma më shumë mungesën e tyre.

Si pasojë, Iliri ka vendosur që t’u dërgojë një mesazh shumë të bukur. Në një copë të bardhë balerini u ka uruar Krishtlindjen dhe u thotë se i do.

“Gëzuar Krishtlindjen dashuritë. Ju dua”, shkruan Iliri në mesazhin për familjen e tij, të cilin e ka vendosur pranë pemës që ndodhet jashtë në oborr. Një ditë më parë, “Vëllai i Madh” u komunikoi banorëve një sfidë të radhës. Ata duhet që të përgatisin bakllavanë për festa.

Banorët u ndanë në dy grupe, ku njërin e drejton Arjola dhe tjetrin Meridiani. Që dje ata kanë nisur përgatitjet dhe sot në darkë duhet që çdo gjë të jetë e përfunduar.

Kjo e fundit i shkruan: “I dashur kur të kthehesh ma përgatit edhe mua”, dhe si koment ka marrë shumë pëlqime.Kjo tregon se Emanuela e ndjek Ilirin në çdo moment dhe nuk ngurron që mbështetjen ndaj tij.

Super Romantic: See what Ilir Shaqiri did on his partner's birthday

MË TË LEXUARAT

To Top