Rozë

Kaq shpejt u ndanë? Beatrix nuk e shpëtoi dje nga nominimi, ja çfarë ka ndodhur mes çiftit shumë të përfolur

Nominimet e mbrëmshme në ‘Big Brother Vip’ janë bërë me metodën e zinxhirit të shpëtimit. Ishte pikërisht Arjola ajo e cila e nisi këtë proces shpëtimi si e preferuara e publikut, ku 3 të fundit do të shkojnë në televotim.

Arjola shpëtoi Monikën, Monika shpëtoi Beatrix, Beatrix shëptoi Beniadën, Beniada shpëtoi Donaldin, Donaldi shpëtoi Sarën, Sara shpëtoi Dagz, Dagz shpëtoi Einxhel.

Tre banorët e fundit në zingjir mbetën Antonela, Iliri dhe Meridiani.Por ajo që habiti më shumë ishte zgjedhja e Beatrixit, duke mos zgjedhur të shpëtojë Donaldin por zgjodhi Beniadën.

Ky veprimi i Beatrix konfirmon që çifti i ‘BBV’ po kalon në krizë mes tyre. Mbrëmë para spektaklit, Donaldi dhe Beatrixa, nuk kanë folur pothuajse shumë pak me njëri-tjetrin.

Kjo mund të shihet gjatë provës javore, ku Beatrix qëndron larg Donaldit, gjithashtu edhe ky i fundit larg saj. Ndërkohë, Beatrixa zihet me Sarën në rreshtin e parë teksa Donaldi nuk bën ndonjë reagim për të qetësuar situatën.

Gjithashtu, gjatë kësaj kohe, ata nuk luajnë koreografinë bashkë por afër kanë banorë të tjerë. Donaldi shihet pranë Ilirit, kurse Beatrix afër Einxhel, Sarës dhe Beniadës.

Në vazhdimësi, derisa banorët diskutojnë për përfundimin e koreografisë, Beatrix shprehet: “Askush nuk më meriton”.

Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj lahen bashkë në dush - vazhdojnë të  marrin vëmendje në lidhje me raportin e tyre - Telegrafi

MË TË LEXUARAT

To Top