Antonela Berisha është një nga figurat më të përfolura të këtij edicioni të Big Brother Albania. Kjo pasi nuk ka shkuar shumë kohë që nga hera e fundit që Antonela ishte pjesë e një ‘reality-show’.
Ajo njihet si një nga konkurrentet më zhurmuese të edicionit të kaluar të “Për’Puthen”. E, sipas Mevlan Shabajt, konkurrenti i “Për’Puthen” i njohur për trekëndëshin e dashurisë me Antonelën dhe Ledjanën, ajo këtë veti e ka marrë me veti edhe në shtëpinë e “Vëllait të Madh”.
I pyetur në një emision në Shqipëri se si e sheh Antonelën brenda në shtëpi, Mevlani me një fjalë preferoi ta quajë “zhurmuese”, me po të njëjtin karakter që ka shfaqur edhe në “Për’Puthen”.