Rozë

U dolën fotot duke u puthur/ Efi degjeneron Atdheun, tregon se çfarë janë në të vërtetë

Atdhe Xharavina është nga konkurrentët më të përfolur nga sezoni i kaluar por që vazhdon akoma të qëndrojë në qendër të vëmendjes.

Djaloshi nga Gjakova u vu sërish në titujt rozë dhe sërish për një vajzë. Por kësaj radhe bëhej fjalë për konkurrenten e këtij sezoni, Efin.

Dyshja janë kapur “matt” teksa shkonin në një dyqan në Tiranë teksa Efi provonte fustane, Atdheu është treguar një zotëri i vërtetë dhe e ka shoqëruar. Dyshja duken mjaft të afërt me njëri-tjetrin, duke ngritur kështu dyshime se mund të jenë në një lidhje.

Pas publikimit të këtyre pamjeve nuk ka vonuar reagimi i Atdheut, i cili përforcoi më shumë dyshimet. “Efffffa, sa i lumtur sot”- ka shkruar ai në postimin e tij.

Mirëpo si qëndron e vërteta? Atdheu i ftuar në një intervistë tha se Efi është vetëm një mikeshë. “Efin e kam shoqe”, u shpreh Atdheu, duke i hedhur poshtë lajmet për një lidhje. Në “Përputhen” Efi ka reaguar për herë të parë në lidhje me këtë situatë.

“Ka qenë thjesht një rastësi. Unë para se të vija në një Prime kam qenë duke u veshur dhe personi në fjalë ka qenë aty. Unë nuk jam një njeri që të shoh një person dhe t’i kthej kurrizin. E pashë, më përshëndeti, më foli kaq. Nuk e kam takuar kurrë më parë”, tha konkurrentja. Deklarata e saj nxorri bllof Atdheun që u shpreh “Efin e kam shoqe”.

MË TË LEXUARAT

To Top