Raporti i Donald Veshajt me Beatrix Ramosajn ka qenë ndër më të komentuarit gjatë gjithë kësaj kohe. Dyshja, mes shumë polemikash, kanë filluar një njohje brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Megjithatë, deri më tani kishim parë vetëm anën e bukur të këtoj raporti, pasi ata nuk kanë pasur zënka apo debate mes tyre. Mbrëmjen e djeshme pas spektaklit, Beatrix dhe Donaldi kanë folur në lidhje me marrëdhënien e tyre, por këngëtarja ishte paksa e mërzitur me aktorin e humorit.
Ndër të tjera, ajo i tha se i kthehej keq, i fliste ashpër, e nuk i jepte vëmendjen që ajo kërkonte, siç vetë ai e kishte mësuar.
Pjesë nga biseda:
Donaldi: Unë nuk dua që ti të mërzitesh se dukesh sikur bëhesh tekanjoze
Beatrix: Jam bërë
Donaldi: Po nuk duhet bërë ashtu
Beatrix: Jam bërë se nga një situatë aq e bukur, u duk se e gjithë gjëja u shua. Një ditë them ok i mërzitur, ditën tjetër e njëjta gjë, ditën tjetër prapë e njëjta gjë. Më duket se vetëm unë jap, vetëm unë, vetëm unë, e për çfarë? Sikur bezdisesh, të shqetëson diçka. Ta dije natyrën time, më kushtoje vëmendje sepse ashtu më ke mësuar.
Donaldi: Shiko pak dhe pjesën time
Beatrix: Jam munduar, por ti prapë ke vazhduar. Jam mërzitur gjithë këto ditë. E di që ka ulje-ngritje në një marrëdhënie, por unë dua vëmendjen që më ke dhënë. Jo ta ulësh direkt kështu. Zgjohesh në mëngjes, bën ato gjërat e tua dhe ikën ulesh në një cep, jam unë ajo që vij e ledhatohem gjithmonë. E kam bërë 2-3 herë pastaj jam mërzitur. Nëqoftëse ti përfshihesh shumë, unë përfshihem akoma më shumë. Reagimet e mia kanë ardhur nga veprimet e tua. Tani nuk dua që gjërat të bëhen sepse t’i thashë unë, dua të vijnë natyralisht. As nuk dua fare t’i bësh në mënyrë mekanike se të thashë unë. Mbaje për vete.