Rozë

”E kam mikeshë Balinën”/ Sonila Meço flet pasi tha se ato të dyja janë zënë: Nuk ka vend për krahasim

Dy prej punatatave të “Big Brother VIP”, opinionistja Balina Bodinaku u zëvendësua nga gazetarja Sonila Meço. Por, kjo e fundit dha komentin e saj për raportin Beatrix-Donald, që Balina e konsideroi “gjyq moralist”.

I bënë gjyq moralist Donaldit dhe Beatrixës”, Sonila Meço i përgjigjet  Balina Bodinakut - Loki Magazine 1 Big

Së fundmi, e ftuar në “Goca dhe Gra”, Sonila Meço ka folur ludhur me situatën. Ajo tha se Balina ka të drejtën e saj për të dhënë mendim, në puntatat që i pa si shikuese.

“Balina në të drejtën e saj e ka parë nga shtëpia, e konsideron si një gjyq”, tha gazetarja.

Ajo shtoi gjithashtu se dikur kanë qenë bashkëprezantuese në një program televiziv dhe se janë mikesha.

“Në vitin 2009-2010, kemi bashkëprezantuar të dielën shqiptare. Më kujtohet që ka qenë një vit i bukur dhe i vështirë. Programi ishte të dielën dhe dilnin suplemente që ngacmonin shumë fort. Ndonjëherë na vendosin mua dhe Balinë në një mikroskop për të shpjeguar gjithçka për mua e Balinën, jo po plastika, gjë që nuk na shqetësoi”.

Megjithatë siç tregoi Sonila, nuk ka vend krahasimi. “Balinën e kam mikeshë. Ishte kënaqësi që t’i përgjigjesha ftesës speciale, nuk ka shanc as bazë krahasimi mes meje dhe Balinës”, tha gazetarja.

Gazetaret zihen me njera-tjetren per arsye... Sonila Meco dhe Balina  Bodinaku?! - YouTube

MË TË LEXUARAT

To Top