Einxhel kishte shprehur dëshirën për të qenë prezantuese e një formati televiziv si “Big Brother” dhe sonte i është plotësuar dëshira. Arbana i liroi vendin për pak kohë Einxhelit duke e ftuar në studion e spektaklit.
Einxhel kishte shumë emocione në fillim, por më pas Arbana i dha kurajo për të realizuar ëndrrën e saj. Banorja ja doli të prezantonte spektaklin duke komunikuar me banorët nga studio.
“Jam shumë e lumtur që më zevëndëson Einxheli”, tha Arbana.