Rozë

Donaldi e la për Beatrix, këngëtari shqiptar bën këngë për Bora Zemanin: Ta di Prishtina dhe Tirana ajo është mbretëreshë

Reperi i njohur, Stresi ka publikuar projektin e ri muzikor që është bashkëpunim. Kënga mban titullin “Shoqnia” dhe është në bashkëpunim me Bala.

Për tekstin janë përkujdesur të dy artistët, ndërsa për muzikën Alandy. Mirëpo, ai që ka tërhequr më shumë vëmendje është një varg i këngës, të cili Stresi ia dedikon moderatores Bora Zemani.

“Edhe krejt lë ta dinë opinionin tim, Tiranë -Prishtinë, Bora Zemani është Queen”, dëgjohet tek repon ai. Kujtojmë që disa javë më parë Stresi komentoi trekëndëshin Beatrix-Donald-Bora. “Doni opinionin tim? Bora Zemani është mbretëreshë”, ka thënë ai.

Stresi ka qenë pjesëmarrës në protestën e organizuar në Tiranë kundër ardhjes së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Në një shkrim të publikuar në rrjete sociale, Arkimed Lushaj (emri i vërtetë) tha se do të dalë kundër zotit të shtëpisë, por jo të mysafirëve.

Ai më tej theksoi se i zoti i shtëpisë nuk mund të shpallë mikun e tij personal si mik të Shqipërisë. Ndërkohë që ka marrë pjesë në protestë, ai së fundmi ka hedhur një video në InstaStory ku shihet duke u djegur flamuri i Serbisë.

“Kosova është Shqipëri”, ka shkruar ai teksa ka etiketuar edhe profilin e Aleksandar Vuçic në Instagram. Protesta theksojmë se është thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe fraksioni brenda PD që është kundër kryetarit, Lulzim Basha.

MË TË LEXUARAT

To Top