Dy konkurrentët e “Përputhen”, Mikela dhe Erioni janë kapur mat bashkë. Dyshja janë parë shumë të afërt me njëri-tjetrin dhe larg ambienteve të “Top Channel”.
Kujtojmë se Mikela dhe Erioni kanë shprehur pëlqim, por takimi i tyre i fundit nuk shkoi dhe aq mirë. Mes tyre nuk munguan pakënaqësitë dhe toni i lartë i zërit.
Megjithatë, këto pamje nga “Vipat e Bllokut” lënë të kuptohet se dyshja e kanë rregulluar raportin e tyre.