Rozë

Të rrëqethet shpirti kur shikon një vëlla dhe motër kështu/ Ajo i ka miliona borxh, i vëllai: O ajo unë del e gjallë!

Debati mes Gëzimit dhe të motrës është nxehur shumë në rubrikën “Shihemi në gjyq” në “E diela shqiptare”. Teksa Gëzimi e ak uzon se i ka 6 milionë lekë borxh, Merzako thotë që nuk e mban mend sa para i ka marrë të vëllait.

Eni Çobani: Si erdhi momenti që i dhatë këto lekët? Si t’i kërkoi ekzakt se edhe nuk i mbaka mend?

Gëzimi: Kjo pati konflikt me bashkëshortin dhe kaloi në divorc. Duke ditur fëmijët në shkollë…

Merzako: Lëre divorcin, çfarë t’i bëj fatit, më ra…

Gëzimi: Po pusho moj të sqarohem me zonjën Eni, pusho po të them. Kjo u divorcua me bashkëshortin dhe i lindën probleme si çdo familje. Më erdhi në shtëpi duke qarë, madje dhe mamaja më tha: Gëzim ta ndihmojmë. Jam kthyer nga Greqia dhe këstin e parë i kam dhënë 2 mijë euro në vitin 2016. Pasi ka kaluar 1 vit e pak, i kam dhënë edhe 2 milionë të tjera dhe kjo vjen e më thotë të kam marrë 3 milionë lekë.

Merzako: Po nuk e mbaj mend mor vëlla se kam qenë shumë e shqetësuar…

Gëzimi: Zonja Eni dua që të ma zgjidhësh këtë gjë sepse kam lënë fëmijët e mi pa iu plotësuar kushtet për të mbajtur motrën dhe sot ke fytyrë dhe më thua se të kam dhënë 3 milionë.

Merzako: Ja sikur të të kem dhe 6 milionë lekë, ku të t’i gjej?! Unë jam e papunë. Me një asistencë moj zonja Eni.

Gëzimi: Edhe unë jam në borxh sot, edhe unë jam në hall të madh. Ke një vit e pak që nuk më ke shkelur në shtëpi. Ti nuk e di gjendjen e nënës, u harbova unë spitaleve.

Merzako: Po ti e ke në shtëpi mo vëlla. A të merr mamaja pension?

Eni Çobani: Po sa fëmijë ka kjo nënë?

Merzako: 5 fëmijë. Ky është i vogli se gjithë shqiptarët e kanë traditë se e mban i vogli.

Eni Çobani: Kjo nuk është traditë, atë e mban sigurisht aty ku ndihet mamaja më mirë, po gjithë shpenzimet ky i mban?

Merzako: Po

Eni Çobani: Po çfarë pensioni ka nëna?

Merzako: 80 mijë lekë.

Gëzimi: Unë jam në hall të madh. Nga kjo studio nuk dal zonja Eni, ose ajo, ose unë i gjallë.

Ardit Gjebrea: Janë 2 mijë euro dhe 2 milion lekë…

Gëzimi: Plus edhe 1 milion e 300 mijë lekë të vjetra, janë 3 këste.

MË TË LEXUARAT

To Top