Pas spektaklit, Donaldi ka diskutuar me disa banorë për provokimet. Sipas Donaldit, Antonela është për t’u vlerësuar në krahasim me Ilirin, pasi ajo të thotë që të provokon, ndërsa Iliri nuk ta thotë.
E gjithë kjo është hapur, pasi Antonela mbrëmjen e djeshme, provokoi Big Mamën, e cila doli nga vetja dhe e ofendoi rëndë. Të gjithë banorët i janë kthyer kundër duke i thënë se provokimet nuk janë mirë në shtëpi dhe nuk duhet t’i pranojmë.
Gjithë mbrëmjen e djeshme, banorët kanë folur vetëm për Ilirin, pavarësisht se tema e mbrëmjes ishte sherri mes Big Mamës dhe Antonelës.
Donaldi i ka dalë në mbrojtje me mish e me shpirt Antonelës. Ai i është hakërryer Ilirit se pse i ka thënë Antonelës kot. Ndërkohë, Iliri, me qetësi, i ka shpjeguar se Antonela, nëse nuk do bënte Për’puthen, nuk do të ishte në Big Brother.
Kujtojmë se Donaldi dhe Iliri janë dy nbanorët më të fortë brenda shtëpisë. Ata gjithmonë gjejnë raste për të denbatuar me njëri-tjetrin.