Katër të rinj shqiptarë raportohet të kenë vd ekur në një a ksident tr agjik që ka ndodhur mbrëmë në afërsi të vendit të quajtur Tregu i Mallrave.
Rreth orës 21:45 dy makina janë përplasur kokë më kokë në autostradë. Katër persona kanë vdekur në vend nga një automjet, ndërsa dy të lënduar nga automjeti tjetër janë transportuar në spitalin e Novi Pazarit, raportojnë mediat në Serbi.
Katër të vde kurit janë shqiptarë dhe se për vde kjen e tyre autoriteteve të Novi Pazarit iu është dërguar telegram ngushëllimi nga Presheva.
Në aksident janë përfshirë tre makina, ndërsa po licia vijon he timet. Vik timat janë me inicialet A.I. (21 vjeç), M.H. (23 vjeç), S.D. (22 vjeç) dhe A.U (21 vjeç).
Po ashtu raportohet se në Novi Pazar dita e sotme është shpallur ditë zie.