Mbasditen e sotme Iliri ka biseduar me Monikën për disa nga banorët. “Këtu mbas Vitit të Ri do të bëhet nami”, tha Iliri. “Pse do të bëhet nami?”, e pyeti Monika. “Po se do të hiqen maskat, kushdo që i ka”, i tha Iliri.
Mbreme, banorët e “Big Brother VIP” kanë bërë disa dhurata për njëri-tjetrin me rastin e Krishtlindjeve. Siç askush nuk e priste, Iliri ka surprizuar Einxhelin.
Ai i ka dhuruar një filxhan të madh, shoqëruar nga një kartolinë ku shkruhet “Suksese në karrierë”. Einxhel është gëzuar shumë nga kjo surprizë, e cila simbolizon se raporti mes tyre do jetë më i mirë në vijim.
Kujtojmë se moderatorja dhe Iliri kanë pasur disa përplasje të ashpra bashkë. Kujtojme se Mbrëmjen e djeshme sherri mes Antonelës dhe Big Mamës degradoi në atë masë saqë kjo e fundit mori vendimin për të dalë jashtë shtëpiësë.
Teksa vajzat po i bërtisnin njëra-tjetrës, Antonela u shpreh se këngëtarja e njohur e ka sharë në serbisht. Kaq mjaftoi që debati të arrinte kulmin dhe Big Mama t’i drejtohej Antonelës me fjalët “e ulët, legene, pise, 17 fytyrëshe, idiotja më e madhe, e degjenerime”.
Pas këtyre fjalëve, këngëtarja e njohur zgjodhi që të linte përfundimisht shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Ndërkohë pas përfundimit të këtij spektakli plot debate dhe emocione të forta, banorët kanë komentuar ngjarjet pikante.