Në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndodhi një debat i fortë mes Antonelës dhe Big Mamës i cili përfundoi me largimin e saj nga shtëpia.
Ishte Antonela ajo që e ak uzoi këngëtaren Mamën se e kishte sharë serbisht, por kjo nuk i pëlqeu aspak këngëtares e cila reagoi ashpër ndaj saj.
Por, sot, ka bërë “xhiron e rrjetit”, një video e Antonelës në shtëpinë e “Big Brother”, ku ka sharë Donaldin serbisht. Ajo i ka pyetur banorët në oborrin e shtëpisë për fjalën serbe, dhe ata i kanë kthyer përgjigje.
Në fund te bisedës, Antonela mes batutave dhe të qeshurave ka përdorur të njejtën fjalë për të sharë Donaldin. Momenti është shoqëruar me të qeshura nga banorët.
Pas përfundimit të spektaklit të djeshëm, teksa bisedonte me Sarah dhe Donaldin, Antonela tha se Big Mama e kishte planifikuar një gjë të tillë.
Nga ana tjetër, këngëtarja pranoi se e kishte ekzagjeruar, i kërkoi falje publikut, Arbanës, familjes së Antonelës, por Antonelës jo.