Pak javë më parë, reperi i mirënjohur Ledri Vula hyri në “Big Brother VIP” për të surprizuar dy miqtë e tij, Dj PM dhe Dj Dagz. Aktorja Monika Lubonja i mori këmishën që ai kishte veshur, të cilën e veshi vetë në një Prime të spektaklit.
Ditën e sotme partnerja e Ledrit, Sara Hoxha hyri në shtëpi për të ndihmuar banorët në pjesën e kozmetikës. Mes të tjerash, ajo u takua dhe me Monikën.
“Hajde këtu Monika se pak sa i vjedh këmishën burrit të saj edhe nuk e pret”, i tha Einxheli aktores. Monika u fut në dhomë, ku Sara menjëherë i tha “Monika, atë këmishën…”.
Fillimisht aktorja nuk e kuptoi, por më pas kur zbuloi që Sara është partnerja e Ledrit, e përqafoi. Sara: Monika, atë këmishën…
Monika: Kë këmishë? Sara duke qeshur: Bëj shaka, bëj shaka. Monika: Uaa, bashkëshorti juaj?Sara: Po (Të gjithë qeshin) Monika i afrohet Sarës dhe e përqafon shumë.
Monika: E pe sa bukur më rrinte? Sara: Po shumë, të shkonte shumë. Monika: E di si më tha Dj PM? Më tha i more 300 euro. Sara: Më mirë mos e kthe, më mirë shite.