Rozë

Futi në shèrr Arbana Osmanin dhe Olsa Muhametin, reagon aktori i ‘Portokallisë’: O p*rthale, ju…

Rezart Veleshnja na dhuroi të gjithëve të qeshura (ashtu siç bën gjithmonë), në spektaklin e së martës në “Big Brother VIP”. Ai ishte fillimisht në rolin e opinionistit Arbër Hajdari, të cilin e imiton në “Portokalli” e më pas në rolin e Arjan Konomit, opinionistit të “Për’puthen”.

Por sot, në disa portale shkruhej se kjo situatë kishte sjellë konflikt midis Rezart Veleshnjas, Arbana Osmanit, dhe Olsa Muhametit, pasi autorja e “Për’puthen” kishte folur me Rezin që ai të ishte pjesë e puntatës Prime, ditën e shtunë me këtë rol.

Mirëpo si qëndron e vërteta? Pas thashethemeve, ka reaguar ashpër aktori, i cili ka sqaruar gjithçka në një Instastory. Ai ka treguar se të gjitha këto janë të stisura, duke treguar qartazi edhe revoltimin.

“O porthale po skeni turp, shpifni idiotsira per ca klikime kur nderkohe ne ketu sdime asgje per ate qe flitet per ne! un, olsa dhe arbana ishim buka juaj per diten e sotme! po neser ke keni? mos harroni qe tregoheni shume te shpifur dhe te poshter me lexuesit qe i ushqeni me keto lloj historish idjote ne kurrizin tone!”, shkruan Rezi, që e mbyll duke thënë se është turp që e gjitha kjo të bëhet për klikime.

Ai i ka bërë tag edhe Olsa Muhametit, që e ka ripostuar reagimin në Instastory, duke treguar se asgjë nga ato që janë përfolur, nuk janë të vërteta.

MË TË LEXUARAT

To Top