Gjuha e trupit mashkullore nuk është e lehtë, por nuk duhet shumë për të treguar nëse një mashkull është vërtet i dashuruar.
Nëse ne femrat jemi paksa të komplikuara, meshkujt janë padyshim më të ndërlikuar, sepse vështirë se i demonstrojnë ndjenjat e tyre, duke pohuar atë që ndjejnë për partneren.
Të jetosh një marrëdhënie, në të cilën nuk mund të kuptosh se sa i bëhet vonë të dashurit për ty, është jashtëzakonisht e vështirë, por çfarë nuk e thotë goja, e thotë trupi.
Trixa ka qenë shumë e acaruar sepse ndjen që Donaldi nuk i jep vëmendje, pastaj u shtua edhe sjellja e tij kundrejt Sarës dhe Trixa nuk e mbajti dot (me të drejtë.)
Këto janë momentet kur Trixa iu kthye Donaldit dhe ai i shtrirë, as kapelen nuk luajti nga sytë ndërkohë që ajo ishte shumë e nevrikosur dhe i tha “po tall tr*in me mua? Nuk kemi nevojë të dëgjojmë fjalët kur trupi flet shumë mirë dhe kjo nuk është hera e parë që Donaldi reagon në mënyrë të tillë ndaj të dashurës së tij.