Lajmi që bëri xhiron e rrjeteve sociale mbasditen e djeshme ishte një “fake news”, ku thuhej se Vjollca që u bë e famshme te seanca me bashkëshortin në “Shihemi në gjyq” kishte vr a r.e veten.
Sa u publikua lajmi nga Joq Albania, familjarët e zonjës në fjalë reaguan direkt ne redaksinë e JOQ dhe treguan që ajo gëzon shëndet të plotë.
Ky lajm shkaktoi një rrëmujë të vërtetë në rrjetet sociale, ku të gjithë filluan të akuzonin portalet dhe të gjithë ata që ishin tallur duke bërë ‘meme’ këtë personazh.
Të gjithë filluan të drejtonin gishtin e akuzës ndaj njëri-tjetrit, kur në fakt s’ka mbetur njeri në Instagram, Facebook apo TikTok pa bërë një foto/video me shprehjet e Vjollcës që tha në “Shihemi në gjyq”
Pak më parë, Sulejman Stambolli Administrator i Njësisë Administrative Luz i Vogël Kavajë, publikon foton dhe jep mesazhin: “Si kokrra e molles! Me Vjollcën duke shiju nje kafe për qejfin tonë n’lokal . Vjollca duket se e ka marrë me shumë sportivitet lajmin e sotëm dhe po pi Red Bull për ‘qejfin e saj’ dhe gëzon shëndet të mirë.