Kirurgu i njohur Skerdi Faria i ftuar në Bardh a Zi në ABC solli si shembull një ngjarje të ndodhur 10 vite më parë me të dhënat personale në Itali.
Ai tha se në atë kohë të dhënat nuk u vodhën, por u bënë publike nga gurvenatori duke u kthyer në skandal të madh ne vendin fqinj.
Me batutë Skerdi Faria tha se ai ka “listën e dashnoreve” duke treguar një ndodhi në sallonin e tij,e ndodhur pak kohe me pare.
“Kemi 5 vite që çmimet nuk i kemi rritur. Çdo çmim është rritur vetëm çmimet tona nuk janë rritur. Nuk e kuptoj pse duhet të ketë diskriminim ndaj njerëzve të thjeshtë.
Ka ndodhur diçka e ngjashme në Itali para 10 vitesh. Nuk u vo dhën të dhënat por gurvenatori i nxori online të ardhurat e njerëzve.
U bë një skandal i madh. Listat e dashnoreve i kam unë (qesh). Të betohem më ka ndodhur një rast. Në të njëjtën ditë në dy dhoma të ndryshme të klinikës ishin gruaja dhe e dashura e personit që financonte”, tha Skerdi Faria.