Lart e poshtë po përflitej prej disa kohësh se pas Granit Canës, në shtëpinë e “Big Brother VIP” do të vinte edhe ish-Kapiteni i njohur i Kombëtares, Lorik Cana.
Madje, u tha se ai do të ishte banori i parë i Vitit të Ri në shtëpinë e famshme, por këto lajme mbetën të pakonfirmuara derisa Loriku ka reaguar për herë të parë.
“Asnjëherë nuk më kanë ftuar për të qenë në Big Brother. Nuk është në profilet e mia dhe nuk do të kisha plan për të qenë pjesë e programit.
Kam komunikuar me produksionin për t’u futur brenda kur ishte djali i axhës tim, për t’i bërë një surprizë. Nuk e kam bërë se doja që ai të bëjë rrugëtimin e vet, që të mos thuhej se u fut aty për Lorikun dhe do të vazhdojë prej meje.”- tha ai për “ABC-ja e Mëngjesit.”
Epo, u gëzuat kot të gjithë! Gjithashtu gjatë intervistës, Cana foli për karrierën e tij si futbollist. “Ka disa virtyte dhe vlera që i trashëgon nga paraardhësit, nga familja dhe pastaj fillon dhe formohesh si njeri. Kam ndjekur hapat e babait, por duke u munduar që të kem një shtyllë në jetën time të përditshme.
Të jap një shembull më të mirë për kombësinë tonë, si futbollist. Mundohem të jem një lojtar i mirë por të jem një njeri dhe shqiptar i mirë. Disa virtyte dhe gjëra që unë i ndjej fort nuk i ndryshoj asnjëherë, nuk kam qejf të shkoj ku më çon era, i kam rrënjët e forta si edukatë, prandaj shumica e njerëzve janë identifikuar vetë në mesazhet apo qëndrimet e mia.”