Lajme

U shua në äksident/ Rrëqethin të afërmit e 19-vjeçarit nga Fieri: Dhimbja dhe lotët janë të pashtershme

Pasditen e sotme humbi në jetën në një aks ident 19-vjeçari Kristjan Thomo. Përmes një postimi në Facebook, Shkolla e mesme profesionale në Fier “Petro Sota” ka bërë një reagim prekës për humbjen e të riut.

Në postimin e ndjerë shkolla shkruan se 2022 do të jetë vit i vështirë për familjen, shokët, mësuesen kujdestare dhe gjithë të tjerët që kanë qenë pjesë e jetës së Kristjanit.

“Sot u nda nga jeta një fëmijë i dashur, i sjellshëm, i respektueshëm, një nxënës plot respekt, harmoni dhe bashkëpunues me shokët dhe mësuesit, Kristjan Thomo. Dhimbja dhe lotët janë të pashtershme sot për Ty! Kristjan, Ti do ti mungosh familjarëve të tu, shokëve të klasës, bankave të shkollës, mësueses kujdestare dhe gjithë të tjerët që kanë qenë pjese e jotja! Qofsh i parajsës dhe kujtimi yt i paharrueshëm! Ngushëllime“, shkruhet në postim.

MË TË LEXUARAT

To Top