Në internet po qarkullon lajmi se emri i vërtetë i Beatrix Ramosaj në fakt është Behigje Ramosaj. Por i pari që e mohoi këtë lajm të emisionit n’ZOOM në Kosovë, ishte vëllai i saj Alban Ramosaj, i cili nëpërmjet Instagramit të tij e cilësoi si “lajmi më i mirë deri sot këtë vit” duke e shoqëruar me të qeshura.
Reagimi i radhës ka ardhur nga nëna e këngëtares, Antigona Ramosaj, e cila ka sqaruar një herë e mirë gjithë situatën.
Në një story në Instagramin e saj Antigona Ramosaj ka postuar një foto të pasaportës së Beatrix, ku ka shkruar: “A jeni të qartë se si e ka emrin Beatrixa?” Sigurisht qe nuk ka munguar as reagimi i Albanit nepermjet nje postimi ne Insta Story.