Lajme

(Video) Erdhi në Shqipëri, emigranti kthehet në Greqi: Kot fare ishte, kot sa erdha…

Pas festave të fundvitit në pikn kufitare të Kakavijës është shtuar fluksi i emigrantëve që lënë Shqipërinë për t’iu drejtuar Greqisë.

Përveç certifikatës së vaksinimit autoritetet greke kërkojnë edhe testin PCR që vërteton se personi nuk mbartës i virusit famëkeq. Burimet bëjnë me dije se janë përpunuar 4.178 shtetas në hyrje-dalje, nga të cilët 1.022 në hyrje dhe 3156 në dalje të Shqipërisë.

Deri në mesditën e së hënë ka pasur fluks qytetarësh por nuk janë formuar radhë të gjata në pikën kufitare pasi pala shqiptare po punon me dy sportele.

Gjatë prononcimit për mikrofonin e “Fax News”, disa qytetarë shprehen se kanë kaluar festa të gëzuara pranë familjarëve të tyre por ka edhe nga ata që kanë mbetur të pakënaqur. Si kalove me pushime në Shqipëri? “Nuk më pëlqeu fare, kot fare nuk u kënaqëm. Në vend të bëjmë përpara bëjmë pas. Që këtu duhet ikur natën jo ditën, nuk na pëlqeu fare”, tha një djali i ri emigrant.

“Atmosfera e njëjta gjë. Kemi testet kemi bërë vaksinë të gjitha i kemi”, tha një emigrant që kthehet në Greqi. “Erdhëm për të kaluar Vitin e Ri në Shqipëri, u kënaqëm me familjarët tanë”, u shpreh një i moshuar.

MË TË LEXUARAT

To Top