Lajme

Gjyqi në lidhje me ish-ministrin Tahiri, një nga gjykatëset ka marrë vendimin që nuk pritej

Një ditë para mbajtjes së seancës gjyqësore ndaj ish-ministrit Saimit Tahiri, një nga gjy qtaret e trupit gjy kuese është tërhequr.

Mësohet se gjy qtarja Daniela Shirka është tërhequr në mënyrë të papritur dhe do të zëvendësohet nga gj yqtari Florjan Kalaja, gjyqtar i komanduar në Gjy katën e Apelit Durrës, i cili ka kaluar vetingun në fund të vitit 2020.

Kujtojmë se seanca për Tahirin në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Kor rupsionin dhe Kr imin e Organizuar është parashikuar të mbahet ditën e nesërme, më 5 Janar, në orën 10:00.

Pjesë e trupit gj ykues për ish-ministrin e Brendshëm janë Engert Pëllumbi dhe Igerta Hysi. Tashmë çështja e Tahirit do të rigjykohet, ku do të merret edhe vendimi përfundimtar. Dënimi i fundit që mori Tahiri ishte me 5 vite burg i konvertuar në 3.4 vite shërbim prove.

Albania Opposition Condemns Ex-Minister's Suspended Sentence | Balkan Insight

MË TË LEXUARAT

To Top