Monika Lubonja vendosi të qëndrojë edhe një muaj në Big Brother Vip për dy arsye të forta.
Ajo tha se do të vijojë të qëndrojë dhe nëse fiton gjysma e 100 mijë euroshit do të shkojë për fëmijët me sëmundje të rënda dhe gjysma për fondacionin “Dritan Hoxha”.
Një gjest për t’u marrë shembull nga ana e aktores së famshme shqiptare. “Gjysmat do të shkojnë për fëmijët me sëmundje të rënda dhe gjysma do t’i shkojnë fondacionit ‘Dritan Hoxha’”, tha Monika.
Kujtojmë se të gjithë banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri u vunë para një zgjedhje, të qëndrojnë ose jo deri më 18 shkurt.