Rozë

E prishën marrëdhënien fare, Iliri i thotë Monikës: Do më shikosh kur të dalë jashtë

Sonte në Big Brother VIP është analizuar debati i javës në shtëpi. Në debat janë përfshirë Iliri, Monika dhe Donaldi.

Iliri e kishte quajtur hipokrite Monikën dhe kjo i kishte reaguar ashpër. Në të njëjtën kohë, Donaldi ka dalë në anën e Monikës dhe pastaj klipet janë komentuar në studio.

Monika ka përmendur se Iliri i ka thënë se “kur të dalim nga shtëpia do ta shohësh Ilirin e vërtetë”. Për këtë, ky i fundit ka reaguar jo lehtë.

“Kjo nuk është e vërtetë, është utopi. Unë nuk kam thënë kurrë se do ta shohë Ilirin e vërtetë jashtë në shtëpi. Në fakt, ne do ta shohim Monikën e vërtetë jashtë shtëpisë, sepse unë mendoj se ajo ndryshe sillet në shtëpi, ndryshe do të sillet dhe sillet jashtë saj”, theksoi Iliri në diskutim e sipër.

Iliri dhe Monika nuk përmbahen, vallëzojnë të 'zhveshur' para banorëve -  GazetaBlic

MË TË LEXUARAT

To Top