Rozë

Tani u vërtetua që janë bashkë! Kledi dhe Sheila e thonë hapur: Kafen e parë në 1 Janar e pimë bashkë!

Sheila Haxhiraj ishte e eleminuara e dytë nga “Big Brother VIP”. Megjithatë, së fundmi ajo është përfolur shumë në media për një lidhje të mundshme me Kledi Hysën, një tjetër ish-banor.

Dyshimet nisën nga një video ku dukeshin shumë të afërt, ppr gjithsesi asnjëri prej tyre nuk ka pranuar se ka diçka më shumë se shoqëri.

Së fundmi, teksa bisedonte me ndjekësit në Instagram, Sheilën e kanë pyetur se me cilin e ka pirë kafen e parë për këtë vit dhe përgjigja ishte: Kledi.

Ky i fundit e ka ripostuar foton pa bërë ndonjë shkrim, por ajo që është vënë re është kënga me të cilën e ka shoqëruar foton. Bëhet fjalë për këngën e artistit The Weeknd të titular “Lost in the fire”(humbur në zjarr), ku fragmenti që ai ka vendosur thotë “I can’t lose you baby”.

Ndër të tjera këngëtarja e pyetur se çfarë është dashuria për të është përgjigjur ‘’Lumturi’’. Sakaq, Kledi ka treguar se është i lidhur, por nuk ka preferuar të flasë më tepër. Sa i përket Sheilës, ka thënë se e vlerëson shumë dhe kanë marrëdhënie të mira, por asgjë më shumë.

Ndaj nuk dimë më ç’të mendojmë…

MË TË LEXUARAT

To Top