Rozë

U tha se Arjola nuk ka dhënë asgjë në BB, Big Mama i del në krah: Ajo po jep shembullin e një nënë të fortë!

Big Mama u largua para pak javësh nga shtëpia e “Big Brother VIP”, pas një debati me tone të ashpra me Antonelën. Ajo ka qëndruar disi e shkëputur nga mediat, e intervistat i ka patur të rralla.

Dhe në ato ku është shfaqur, është ndalur shkurt tek “Big Brother”. Megjithatë, në rrjetet sociale ajo ka shprehur hapur mbështetjen e saj për Arjolën, miken e saj prej vitesh.

Së fundmi, në shtëpi aktorja, është aku zuar se u fokusua vetëm tek fëmijët, duke mos dhënë asgjë.

Mirëpo, mikja e saj Big Mama ka shkruar në Instastory se në fakt ka dhënë më shumë seç duhet. “Ne jemi popull hyp se të vrava, zdryp se të vr ava, s’dimë çfarë duam”, shkruan këngëtarja.

“Ti jep shembullin më të mirë të një gruaje dhe nëne të fortë, edhe nëse aktron, biles aktron mirë…”, shton ajo, duke i uruar fitoren Arjolës.

MË TË LEXUARAT

To Top